Bota

Marrëveshja ushtarake e EBA-së prej 100 milionë dollarë me Izraelin

Mehdi Maxhid, shkrimtar, gazetar dhe anëtar i Organizatës Botërore të Sionistëve, duke cituar një burim të lidhur me njësinë e inteligjencës ushtarake sioniste, thotë se Emiratet e Bashkuara Arabe, përmes një biznesmeni me kompaninë ushtarake izraelite, të njohur si IMI, kanë nënshkruar një kontratë prej 100 milionë dollarë për të blerë topa të kalibrit 105 milimetra dhe tanke Mercana.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë pionierë të një raundi të ri të normalizimit të marrëdhënieve midis shteteve arabe dhe regjimit sionist. Abu Dhabi edhe përpara Rijadit ishte për të normalizuar lidhjet me Izraelin dhe tani ka lëvizur përtej Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet me publikun në fazën e “sensibilizimit”. Emiratet e Bashkuara Arabe janë shumë të vetëdijshme për nervozizmin e opinionit publik të botës islame, duke përfshirë opinionin arab dhe megjithëse ka zgjeruar marrëdhëniet me Tel Avivin, përpiqet të mos i përgjigjet opinionit publik. Prandaj, EBA kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake prej 100 milionë dollarësh me Izraelin nëpërmjet një biznesmeni. Një çështje tjetër është marrëveshja e fundit ushtarake me Izraelin që ka për qëllim përdorimin e këtyre armëve në luftën kundër Jemenit. Prandaj, zbulimi i Mehdi Maxhid, shkrimtar, gazetar dhe anëtar i Organizatës Botërore të Sionizmit, tha se marrëveshja u nënshkrua për të ndihmuar koalicionin saudit në luftën e Jemenit. Deri më tani, janë botuar raporte të shumta për mbështetjen që Izraeli ofron, sidomos mbështetjen ushtarake të koalicionit saudit në luftën kundër Jemenit. Në muajt e parë të luftës, koalicioni saudit kundër Jemenit raportoi se një aeroplan i Forcave Ajrore izraelite dërgoi armë, raketa dhe pajisje në bazën, Khamis Mashhit në Asir për të mbështetur forcat ajrore të koalicionit saudit në sulmet kundër Jemenit.

Thierry Maysan, shkrimtar dhe analist francez i çështjeve ndërkombëtare në tetor 2015, duke folur për bashkëpunimin midis regjimit Al Saud dhe regjimit sionist në Jemen, ka thënë: ” “Të dy regjimet duket se nuk kanë lidhje diplomatike, por Izraeli është aktualisht anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe ata po u bëjnë thirrje zyrtarëve izraelitë në takimet e tyre”. Mbështetja e Izraelit për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit gjatë viteve të ardhshme, sidomos gjatë vitit të katërt të luftës, po rritet, sepse Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë rrënuar nga moçali jemenas dhe kanë nevojë për mbështetjen e Izraelit për të shpëtuar nga këneta. Pika përfundimtare është se bashkëpunimi ushtarak dhe ai i sigurisë ka qenë i dobishëm në forcimin e marrëdhënieve të Emirateve të Bashkuara Arabe me Izraelin. E përditshmja sioniste Maariv raportoi në shkurt të vitit 2018 se “pas marrëveshjes së armëve midis Izraelit dhe Abu Dhabit, lidhjet mes të dy palëve u bënë më të forta”./ PT

OPINIONE

INTERVISTA