Bota

Vriten disa ushtarë amerikanë në Afganistan

Departamenti amerikan i mbrojtjes (Pentagon) të hënën përmes një deklarate ka njoftuar se ushtarët amerikanë janë vrarë pas një shpërthimi të ndodhur në provincën Helmand në jug të Afganistanit.

Që nga fillimi i vitit 2001, më shumë se 2,400 trupa amerikane janë vrarë në Afganistan. Aktualisht ka më shumë se 19,000 trupa të huaja me pretekstin e luftës kundër-terrorizmit nën ombrellën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Afganistan, nga të cilat më shumë se 16,000 janë trupa amerikane. Sipas shumicës së njerëzve dhe zyrtarëve afganë, prania ushtarake amerikane në Afganistan që nga viti 2001, nën pretekstin e luftës kundër-terrorizmit, së bashku me vendet e tjera të NATO-s, nuk ka pasur të arritura përveç viktimave civile dhe shkatërrimit të infrastrukturës afgane./ PT