Marrëveshje bashkëpunimi midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi dhe Universitetit të Tiranës

Në Tiranë, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi dhe Universitetit të Tiranës, pikërisht Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Marrëveshja u firmos nga Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës, Erinda Zhupani dhe Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.

Për të ndarë informacione rreth edukimit në Turqi, por edhe aktiviteteve të institutit turk “Yunus Emre” në Tiranë, në ceremoni ishin pjesëmarrës drejtori i institutit, Ömer Osman Demirbaş si dhe Atasheu Kulturor në Ambasadën e Republikës së Turqisë, Asım Sultanoğlu.

Zv.Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Alban Foçi theksoi se kjo marrëveshje do të mbështesë studentet jo vetëm gjatë periudhës së stazhit, por edhe në punësimin e tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne