Marrëveshja detare me Greqinë “mollë” sherri në Shqipëri dhe mbrojtja turke

Marrëveshja detare Shqipëri- Greqi është bërë jo pak herë si temë e nxehtë debati në Shqipëri dhe jo vetëm.

Edhe këtë herë kur greqia deklaroi hapur për një zgjerim me 12 milje të kufirit të saj detar në vendin tonë kanë nisur akuzat dhe kundër akuzat. Presidenca, opozita dhe një pjesë e madhe e opinionit publik në shqipër po e akuzojnë qeverinë se ka firmosur një marrveshje e cila e dëmton kufirin tonë detar dhe I jep greqisë plot 12 milje det. Nga ana tjetër qeveria dhe Kryeministri Edi Rama e mohojnë kategorikishit arritjen e një marrveshje e jo më faljen e detit.

Jo më larg sesa sot, pak dit pas deklaratës së kryeministri Kirjakos Micotakis në Parlament, Kryeministri Rama e ka mohuar kategorikisht këtë marveshje dhe e  cilësuar atë si konspiracion duke shtuar se se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria ndërsa shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.

“Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencuar, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit”, ka thënë sot Rama.

Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta, opozita dhe opinion publik i kërkon ramës të bëjë publike marrëveshjen dhe detajet e saj.

Mirëpo konflikti për detin nuk ka mbetur vetëm në shqipëri.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu ka hedhur deklarata të forta në lidhje me Greqinë.

Gjatë një interviste televizive për “A Channel” në Turqi, ai u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur lūftë.

“Ne nuk do ta lejojmë zgjerimin e saj” u shpreh ministri turk duke konfirmuar haptazi mbështetjen për Shqipërinë. E në kohen kur ne na mbrojnë të huajt krerët e lartë të shtetit vazhdojnë pushimet dhe kujdesen që të mos bëjnë deklarata kur palës greke duke nënkuptuar se janë gati ta shesin detin vetëm për të kënaqur të tjerët./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne