Marshim pro Ukrainës/ Krenohemi që jemi të parët që sanksionuam Rusinë!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, evangjelisti Erion Veliaj, dje lajmëroj marshimin e solidaridetit me popullin ukrainas duke ftuar edhe qytetarët ti bashkohen në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës. Minutat e fundit marshimi mori vëmendjen e të gjitha mediave shqipëtare, ndryshe nga çfarë është bërë me organizimin e protestave pro Palestinës ku janë censuruar me urdhër të udhëheqësve islamofob.
Elisa Spiropale ka qenë ajo që ka mbajtur një fjalimi në këtë marshim ku sipas Spiropalit Rusia është një agresor që po shkakton një mizori në vend.

“Një ndër mendjet më të ndritura, Curcill paralajmëronte tragjedi të re. Ai pa rrënjët e një lufte, në një kohë kur pritej paqja. Bota u nda sërish në dy anë armiqësore. 3 dekada pas rënies së komunizmit, shpërbërjes së dhunshme të ish-Bashkimit Sovjetik, një tjetër perde e hekurt ka ndarë rishtaz Europën. Kësaj here në Ukrainë, aty ku Rusia ka shpërthyer një luftë të re, të padrejtë dhe totalisht mizore. Perdja e re e hekurt është aty, pasi fantazia dhe tmerri i luftës është real. Vdekja vjen për një faj të vetëm, viktimat i përkasin një kombi tjetër, që ka vendosur të jetojë në një mënyrë tjetër, duke parë nga perëndimi dhe me shpinë nga e shkuara. Ne e njohim këtë sakrificë të Ukrainës dhe i përulemi asaj. Është e vështirë që të kuptohet drama dhe tragjedia që po ndodh aty” tha Spiropali.

Vjen të theksohet se Shqipëria është krah Izraelit dhe mbështet genocidin që po kryhet prej kohësh në Gaza dhe protestat e Palestinës janë anulluar gjatë gjithë kohës./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne