Martoi princin Harry dhe Meghan Markle, jep dorëheqjen prifti i përfshirë në një skandal

Kreu i Kishës së Anglisë, i cili martoi me princin Harry me Meghan Markle, tha sot se do të jepte dorëheqjen, pasi një raport zbuloi se ai nuk veproi mjaftueshëm shpejt për të ndihmuar në ndalimin e një pedofili serial, sipas nypost.com.
Kryepeshkopi i Canterburyt, Justin Welby – i cili si kreu i kishës gjithashtu kryesoi kurorëzimin e mbretit Charles III dhe funeralin e mbretëreshës Elizabeth II – tha se ai po jepte dorëheqjen për krimet e John Smyth.

Welby tha në një deklaratë se ”Makin Report”, një hetim i pavarur në skandalin që u publikua të premten, “ka ekspozuar konspiracionin e mbajtur prej kohësh të heshtjes për abuzimet e tmerrshme” që Smyth, i cili vdiq në 2018, kreu në BM dhe Afrikën e Jugut.
Rreth 130 djem dhe të rinj në BM dhe AJ besohet se janë abuzuar seksualisht nga Smyth, i cili drejtonte kampet e fëmijëve të lidhur me Kishën e Anglisë, të cilën Welby e ka udhëhequr që nga viti 2013.

“Kur u informova në vitin 2013 dhe më thanë se policia ishte njoftuar, besova gabimisht se do të ndiqej rruga e duhur”, tha Welby, i cili gjithashtu drejton Kungimin global Anglikan, anëtar i të cilit është Kisha Episkopale e SHBA.
”Është shumë e qartë se unë duhet të marr përgjegjësi personale dhe institucionale për periudhën e gjatë dhe traumatizuese midis 2013 dhe 2024”, tha kleriku.
”Makin Report” provokoi një stuhi në BM, megjithëse Welby fillimisht tha se nuk do të jepte dorëheqjen./sot

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress