Terroristja Maryam Rajavi, liderja e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK), vazhdon të denoncojë regjimin iranian për burgosjen e kundërshtarëve politikë, ndërkohë që vetë drejton një organizatë të akuzuar për izolimin dhe kontrollin e rreptë të mbi 3,000 anëtarëve të saj në Shqipëri.
Prej vitesh, MEK ka krijuar një strukturë të mbyllur në Manzë, ku ish-anëtarët e kanë përshkruar jetën si një burg, pa të drejta dhe nën një disiplinë të hekurt. Ata që tentojnë të largohen përballen me kërcënime dhe ndëshkime, ndërsa çdo kontakt me familjet dhe botën e jashtme është i ndaluar.
Ndërkohë që Rajavi flet për liri dhe drejtësi, organizata e saj, e njohur ndërkombëtarisht për të kaluarën e saj terroriste, vazhdon të veprojë në mënyrë të errët dhe të dyshimtë në Shqipëri.
Kjo hipokrizi e dukshme ngre pyetje serioze mbi motivet dhe qëllimet e vërteta të kësaj organizate. /gazetaimpakt