Masakra e Dilesit: Si banda arvanitase tronditi Greqinë dhe Europën

Nga Petro Prodani

Grimca historike
Masakra e Dilesit. Si banda arvanitase vuri ne pikpyetje egzistencen e Shtetit Grek.

Ishte data 30 Mars, 1870. Nje grup aristokratesh dhe zyrtaresh/diplomatesh europiane, (Gjashte angleze dhe nje italian), la pas Athinen per te vizituar Marathonen, vendin nga ku 490 vjet PEK nje luftetar kishte vrapuar per te njoftuar bashkeqytetaret e tij per fitoren e grekeve mbi persianet e fuqishem.

Ne kthim, prane fshatit Pikermi, grupin e vizitoreve europiane e priste banda e vllezerve Tako (Dimitris) dhe Kristos Arvanitakis. Banditet, pasi vrane rojet shoqeruese, morren peng udhetaret e rendesishem. Si kusht per lirimin e tyre ata kerkuan nje shume jashtezakonisht te madhe dhrahmish. Gjate diteve ne vazhdim, arvanitasit leshuan tre pengje, dy gra dhe nje burre.
Shuma e parave filloi te mblidhej, por situata u komplikua kur rrembyesit kerkuan amnisti per veprimet e tyre.
Qeveria e Athines e kundeshtoi kete kerkese edhe pse Londra insistoi per plotesimin e kerkesave te banditeve. Ushtria greke u urdherua te arestonte keqberesit dhe ti conte ata perpara drejtesise.
Keshtu qe filloi nje ndjekje e ashper qe kulmoi ne daten 11 Mars 1870 prane fshatit te quajtur Dilesi. Te ndodhur nen presion, banditet i masakruan kater pengjet nje nga nje kur ata nuk mund te ecnin me nga lodhja.
Pergjigja e forcave ndjekese ishte e ashper. Ata vrane 20 rrembyes dhe zune rober disa te tjere, te cilet u gjykuan dhe egzekutuan. Nje nga fotot e meposhtme tregon tre antare te ‘Bandes Arvanitakis’ te zene nga ushtria greke.
I vetmi qe arriti te shpetonte dhe largohej ne drejtim te paditur ishte komandanti i bandes, Takos Arvanitakis.
Per te treguar pergjigjen e ashper qe do te merrnin veprime te tilla, qeveria greke, ekspozoi kokat e prera te banditeve ne fjale.

Pavaresisht kesaj, qeveria e Athines u akuzua si e paafte te luftonte krimin. Ne shtypin britanik dhe europian, greket u portretizuan si njeres barbare dhe vrases. Reagimet arriten deri aty sa te kerkohej nderhyrja me arme dhe pushtimi i Greqise. Bile u kerkua dhe shperberja e shtetit grek qe sapo kishte filluar te merrte nje forme te plote.

Kjo ngjarje ndikoi shume si ne popullaten ashtu dhe ne qeverine greke. Kjo e fundit mori masa radikale kunder banditizmit te cilat dhane frute pak vite ne vone.

Por ne Angli, Masakra e Dilesit la gjurme te nje natyre tjeter qe vazhdojne te egzistojne edhe ne ditet tona.
Njeri prej pengjeve angleze ishte 23 vjecari Frederick Grantham Vyner. Ai i perkiste nje familje te njohur te aristokracise britanike. E motra e tij, se bashku me bashkeshortin e saj, vendosen qe me parate qe ishin mbledhur per te liruar pengjet te ndertoheshin dy kisha. Njera prej tyre ju dedikua Shen Merise. Sot ajo eshte nje nga kishat me te vecanta te stilit gotik ne Angli, (St Mary’s Church, Studley Royal). Mes fotove ne vazhdim shfaqet dhe fotoja e kishes ne fjale./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne