Masakra e Lushnjës/ Laert Haxhiu ishte në kërkim, policia e shpall prap në kërkim

Policia njoftoi sot se ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun, i dyshuari kryesor për masakrën në qendër të Lushnjës, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Ky person dyshohet të jetë një nga tre autorët e vrasjeve, që janë të fundit e një zinxhiri atentatesh në luftën mes bandave të Lushnjës.

Por burime nga Ministria e Brendshme thanë se Laert Haxhiu ishte në kërkim edhe para se të kryente atentatin. Madje ai është është dënuar në mungesë me 35 vjet burg për vrasjen e Gerti Lalës në korrik 2011.

Pavarësisht kësaj ai përgatitej për atentatin, i ruante viktimat dhe vrau dy prej tyre. Policia ka dështuar ta arrestojë më parë për vrasjen, ndërkohë që njofton mediat se ka shpallur këtë person në kërkim për të dytën herë. Një tallje me publikun që dëshmon se përballë bandave beteja është e humbur, deri tani./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne