Masakra ne Irak dhe Siri/ 2800 civile kane humbur jeten ne sulmet e koalicionit nderkombetar

Agjencia e lajmeve Reuters bëri të ditur se që prej fillimit të sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA në Siri dhe Irak, të paktën 2800 civilë kanë humbur jetën.

Në një raport të Reuters thuhet: “Gjatë tre viteve të kaluara mbi 2800 civilë janë vrarë në sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar në Siri dhe Irak”. Nga ana tjetër Pentagoni pranoi të shtunën se në sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar gabimisht kanë humbur jetën 229 civilë. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes duke theksuar se vrasja e këtyre civilëve nuk ka qenë e qëllimshme, shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së civilëve në Siri dhe Irak. Gjatë javës së kaluar vetëm në një sulm ajror të forcave amerikane në Perëndim të Mosulit, kanë humbur jetën 200 civilë irakianë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne