Masakrimi i qenit me sëpatë, reagon Tahiri: Për çfarë nuk më dëgjoi Parlamenti një vit më parë

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, lidhur me materialet e publikuara në mediat sociale ku një i ri ka masakruar me sëpatë një qen. Tahiri shkruan se po rritet një rrace e dhunshme që mund të janë kërcënim për shoqërinë.

“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim.

Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON. Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve” shkruan Tahiri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne