Masat kundër COVID-19, Thaçi thirrje deputetëve: Bashkohuni dhe ratifikoni gjendjen e jashtëzakonshme

Pas mbledhjes që u zhvillua mbrëmë me Këshillin e Sigurimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar deputetëve, ku ka kërkuar që të ratifikojnë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Thaçi, këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19. Unë i bëj thirrje parlamentit të bashkohet e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë në konferencën për medie se kryeministri Albin Kurti nuk është dakord që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 19 raste me koronavirus./BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne