VIDEO/ “Rama ik”, revoltohen të burgosurit tek burgu 313, ‘shkundin’ dyert gjatë natës

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur pak më parë në redaksinë e JOQ Albania.

Një qytetar ka dërguar një video, ndërsa shprehet se në Burgun 313 në Tiranë, të burgosurit kanë nisur një revoltë mbrëmjen e sotme.

Në videon e dërguar nga qytetari dëgjohen edhe thirrjet “Rama ik”, të cilat janë kthyer në “trend” gjatë muajve të fundit në vend.

Sipas tij, të dënuarit po shkundin dyert, ndërkohë nuk dihet arsyeja e kësaj forme protestimi. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse.

Mesazhi i plotë:

Revolte tek burgu. Po shkundin dyert. Rama ik rama ik thone.

Degjohen zhurma Kujtojmë këtu që disa ditë më parë një situatë e ngjashme u përsërit edhe burgun e Reçit në Shkodër, ku të dënuarit dyshonin se kishin në qeli dy të infektuar me koronavirus.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne