Maturantët presin përgjigje nga Ministria e Arsimit, protestojnë sërish sot në orën 11:00

Maturanët e Tiranës, por dhe nga qytete të tjera kanë vendosur që të vijojnë protestat kundër Ministrisë së Arsimit. Sot në orën 11:00 ata do të mblidhen sërish në “Rrugën e Durrësit” para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Që prej të premtes ata kanë kërkuar rikishikim të tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi pretendojnë se cilësia e pyetjeve nuk ishte ajo që duhej dhe thonë se testi ishte absurd.

Ditën e djeshme maturanët zhvilluan tubimin e radhës dhe disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës.

Një ditë më parë në protestë u bashkuar dhe maturantët në Shkodër, të cilët u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore janë shprehur se testet e tjera do të jenë në jo më 2 orë, por 2 orë e 30 minuta dhe do shihet mundësia e rishpërndarjes së pikëve./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne