Me shpejtësi /Policia i’u heq patentën nëntë shoferëve në rrugën Tiranë-Elbasan

Policia e Shtetit gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore në kryeqytet, ku ka zbuluar se shumë shoferë kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Në një video të postuar në mediat sociale, Policia bën me dije se kontrollet janë bërë me radar.

Mësohet se janë evidentuar 9 drejtues mjetesh që ecinin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit. Sipas bluve të Tiranës ata qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë.

“Vijon të ndodhë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar 📸, nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh. Mos nxitoni për të arritur fundin🚑, apo 📸✍👮🏻, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, shkruhet në njoftim.

/Tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne