MAVI VATAN – ATËDHEU I KALTËR!

Nga Savash VELIU
Në Mesdhe është tensionuar situata politike dhe ajo ushtarake deri në tepri ku janë bashkuar ish imperialistët të kryesuar nga Franca kundër shtetit të Turqisë e cila vazhdon ti kërcënoj fizikisht me luftë të hapur.
Greqia e shtyrë të lakoj e të provokoj prej tutorëve Israel dhe Francë karshi Turqisë përreth ujërave të Egjeut dhe ato të Libisë duke ia ngushtuar hapsirën vepruese Turqia të stopohet nga manovrat e NAVTEX-it. Por sa herë Turqia bllokohet ajo bën presion mbi presion dhe shpall diçka të paparashikueshme siç ndodhi dje kur ajo hapi ca bunare petroli të mbyllura me beton nga Britania sipas marrëveshjes së Llozanës pa të drejtë shfrytëzimi për 100 vitet e ardhsme. Kjo u dhemb shumë ish imperialistëve sepse Turqia i prish me forcë marrëveshjet e arritura nërkombëtare për ti sfiduar ato në terren dhe ia arrin që të shpalos petrolin më me kualitet të madh brenda Turqisë.
Derisa deklarata e Kancelares Merkel se Shtetet e BE-se janë të detyruara ta mbështesin Greqin nëse është në të drejtë” është një fjali që përmban termin se qëndron pas Turqisë së drejtë e jo të luftës. Greqia, Franca, Israeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të bëjnë një gjë të keqe nëse nuk i përmbahen këtij parimi.
Pse bëri Merkel këtë deklarat që frenon Greqinë, sepse Gjermania është një kreditore e madhe që nxori Greqinë nga kolapsi ekonomik dhe poqese Greqia humb luftën e shkatërrohet atëherë fundosen edhe kreditet gjermane prej 300 miliard euro në të. Tashmë kemi hyrë në një periudhë të jashtëzakonshme në Mesdheun Lindor. Ujërat nxehen dhe ftohen në të njëjtën kohë. Në vend se Greqia të ulet në tavolinë me Turqinë ajo bën dredhira kjo shkaku se është e nxitur nga suflerët Israel-Uk-USA. Deti Mesdhe dhe Egjeu ,tashmë janë një front lufte. Por BE është e ndarë në dy tabore, njëra që kundërshtonë Turqinë në krye me Fracën dhe ata që përkrahin Turqinë si Bullgaria, Italia, Hungaria, Lituania, Malta dhe pas tyre Gjermania që thonë;JEMI PRANË TURQISË!
Përndryshe në orët e mëngjesit anijet luftarake të Francës dhe Greqisë janë tërhjekur, pasi që i gjithë sistemi i radarëve kontrollues janë bllokuar nga mjetet e panjohura fluturuese mbi anijet luftarake!
Kjo bllokadë është bërë nga ushtria Turke me sistemin e fundit të minidronëve “EBABIL” dhe ne vend ngjarje ka ardhur menjeherë një anije patrolues amerikane dhe kështu kuptohet se kush janë nxitesit e franko-grekëve.
Në anën tjetër një nëndetëse turke arriti pa u hetuar nga radaret dhe sonaret detar grek të futet thellë në ujërat greke dhe të nxjer kokën në maje të hundës të kryeqytetit Athinë duke tërhequr vëmendjen gjithë opinionit grek se jam këtu në çdo çast dhe cdo moment të godas kryeqytetin tuaj…!
Në këtë Luftë Speciale maten nervat e palëve kundërshtare se kush do të përballoj e të qëndroj më shumë në skenën e nxehur duke u ruajtur nga çdo përplasje fizike mes palëve
Turqia i kërkon 12 ishujtë përreth tokave amë Turke që padrejtësisht iu morrën nga këta imperialistë dhe iu dhuruan Greqisë, por sot Turqia e fuqishme këto i konteston.
Për fat të mirë, Turqia ka fuqinë për të marrë ishujt në një kohë shumë të shkurtër në një lëvizje të mundshme nga Greqia.
Greqia dhe ishul#jtë mbetën jashtëloje shkaku se aty janë stacionuar elemente ushtarake dhe kjo drejpërdrejti prish marrëveshjen e Llozanës që njihet zyrtarisht si përdorim armësh, Prandaj Turqia mund të aneksojë ishujtë si rregullat e angazhimit.
Lufta e nervave ende do vazhdoj deri në dorëzimin e njërit nga protagonistëve të angazhuara në terren, por kjo Turqia nuk do të jetë!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne