Nis shpërndarja e librave falas, kategoritë që përfitojnë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se ka nisur shpërndarja e librave falas për nxënësit nga klasa e parë në të shtatë dhe kategoritë e veçanta. Gjithsej përfitojnë 250 mijë nxënës.

Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik” shkruan Shahini.

Viti i ri shkollor nis në 14 shtator, ndërsa do të jetë ndryshe nga të tjerë për shkak të masave anti-covid./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne