Miratohet kodi zgjedhor në Kuvend. Mazhoranca mësohet se ka siguruar 96 vota pro, për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në parlament, nevojiteshin 84 vota.
Duke respektuar protokollin ndaj Covid-19, votimi është bërë si në cdo seancë me fletë dhe jo me elektronikë. Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve sa i takon qëndrimeve për Kodin Zgjedhor.
Pavarësisht kundërshtive nga një pjesë e deputetëve të opozitës, pjesa tjetër e pranishme në seancë, ka bashkuar votat me maxhorancën, duke plotësuar kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar ndryshimet në Kod.