Mbërriti në Ankara treni transkaspik «China Express»

Ministria e Punëve të Jashtme njofton përmes një komunikate të shkruar se të mërkurën ka mbërritur në Ankara treni “China Railway Express”, i cili është nisur më 6 nëntor 2019 nga qyteti Xi’an i Kinës dhe do ta vazhdojë udhëtimin drejt Evropës.

“Ky zhvillim është shembulli i fundit i vizionit që ndjek vendi ynë për të forcuar lidhjen midis Lindjes dhe Perëndimit. Duke përmirësuar infrastrukturën e saj të transportit vitet e fundit, Turqia ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e lidhjes së pandërprerë midis Azisë dhe Evropës”,- vijon komunikata.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapat e nevojshëm me partnerët tanë në rajon brenda kornizës së Korridorit të Mesëm Transaspik Lindje-Perëndim, i cili konsiderohet se do ti shërbejë këtij qëllimi në mënyrën më efikase”,- përfundon komunikata.

Treni i parë i mallrave të “China Railway Express” u përcoll me ceremoni nga Stacioni i Trenit në Ankara (Ankara Garı).

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Xhahit Turhan (Cahit Turhan), ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekxhan (Ruhsar Pekcan), Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shtetërore të Turqisë (TCDD) Ali Ihsan Ujgun (Ali İhsan Uygun), Drejtori i Hekurudhave Kombëtare të Kazakistanit Sauat Mynbaev, zëvendësministri i Ekonomisë së Azerbajxhanit Niyazi Seferov, Sekretari i Komitetit të Partisë për rajonin Shaanxi (Kinë) Hu Heping dhe autoritete të tjera.

Ministri Turhan në fjalën e rastit tha se treni “China Railway Ekspress”, i cili e ka nisur udhëtimin e tij nga qyteti Xi’an i Kinës dhe është i ngarkuar me produkte elektronike me vlerë sa 42 mauna, me 42 vagonë të ngarkuar me kontejnerë me gjatësi totale 802 metra, për 12 ditë do të bëjnë 11 mijë e 483 km duke kapërcyer 2 kontinente, 10 vende dhe 2 dete.

Krahas përfitimeve tregtare që do t’u sjellë vendeve, ky projekt do të japë një kontribut të madh edhe në forcimin e lidhjeve mes shoqërive dhe në përshpejtimin e ndërveprimit kulturor,- u shpreh ministri Turhan, ndërsa shprehu bindjen e tij se treni, i cili erdhi deri në Turqi pa asnjë avari dhe problem do ta përfundojë me sukses udhëtimin historik parashikuar të mbarojë në Prag të Çekisë.

Gjatë kalimit në Turqi treni përdor këtë itinerar: Ahilkelek-Kars-Erzurum- Erzincan-Sivas-Kayseri- Kirikkale-Ankara-Eskisehir-Kocaeli-Stamboll (tuneli nën det Marmaray) dhe pika e kalimit kufitar Kapikule (Edirne)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne