Mbetën jashtë kufijve për shkak të koronavirusit, Rama: Javën tjetër nis riatdhesimi i shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaron se javën e ardhshme nis riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve të cilët mbetën jashtë kufijve për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Riatdhesimi do të bëhet falas dhe të hënën do të listohen pikat se ku do të merren qytetarët.

“Do të riatdhesojmë ata që kanë mbetur rrugëve të Europës. I takon “Lasgushit” ta bëjë” u shpreh Rama në një komunikim për median.

Ku janë shqiptarët që duhet të riatdhesohen?

Itali është grupi më i madh 650 persona

Në Britani 114 persona

Në Kroaci 341 persona

Zvicër 77 persona

Greqi 45 persona

Gjermani 35

Francë 37

Suedi 21

Austri 19

Në vendet e tjera ka nga 1- 12 persona./Tpz/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne