Edhe kryeministri i Britanisë rezulton pozitiv me Covid-19

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dalë pozitiv në testin për virusin Korona që ka kapluar të gjithë botën.

Zëdhënësi i tij ka thënë se simptomat e tij janë të lehta dhe se ai do vazhdojë të udhëheqë përgjigjjen e qeverisë ndaj virusit, ndonëse do të vetizolohet.

Në një video të postuar në Twitter minuta më parë, Kryeministri konfirmoi se ai kishte simptoma të buta gjatë 24 orëve të fundit dhe rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin. Ai shkroi: ”Gjatë 24 orëve të fundit kam simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video konferencqxs ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta kalojmë këtë. #stayhomesavelives”

Britania e Madhe deri më tani ka raportuar për 11,813 persona të infektuar me koronavirus dhe 580 të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje./parstoday/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne