Ndryshon skema e lëvizjes, leje online ose me sms për të dalë vetëm 1 person nga familja, Rama: Nga nesër, deri të hënën të gjithë në shtëpi!

Ndryshon sërish skema e lëvizjeve në këto kohë kur vendi është në izolim për shkak të COVID-19. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët se është gati aplikacioni online ose mesazhet për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.

Ndërkohë, duke nisur nga mesdita e nesërme (ora 13:00), për të vijuar deri të hënën në mëngjes (ora 05:00), vendi do të jetë në shtetrrethim.

MESAZHI I RAMES

🔴 GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

🔴 NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

🔴 NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane./BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne