Shqiperia

Mbetet në burg nusja 21-vjeçare që helmoi vjehrrën me fostoksinë, lirohet hoxha ku ajo u rrëfye

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçaren Marjana Cmeta, e cila akuzohet se ka helmuar me fostoksinë vjehrren e saj 48-vjeçare.

Sakaq, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për vjehrrin e nuses 21-vjeçares, i cili kishte dijeni për vrasjen e gruas së tij por nuk kishte denoncuar.

“Detyrim paraqitje”, trupi gjykues vendosi edhe për Hoxhën Hysen Shehu, tek i cili 21-vjeçarja rrëfeu mënyrën sesi e kishte helmuar vjehrrën e saj.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

OPINIONE