Shqiperia

Kryetari i KMSH-së priti në një takim zv/myftiun e Rusisë

Kryetari i KMSH-së priti në një takim Zv/Myftiun e Rusisë, Dr. Damir Mukhetdinov.

Kreu i KMSH-së z. Bruçaj e njohu z. Mukhetdinov me historikun e Institucionit të KMSH-së dhe rolin që ai ka në shoqërinë shqiptare.

Më pas kreu i KMSH-së dhe zv/myftiu i Rusisë kanë shkëmbyer eksperiencat e dy institucioneve që përfaqësojnë.

Gjatë takimit u diskutua mundësia e organizimit të konferencave të përbashkëta dhe botimeve të literaturës islame.

Zv/myftiu i Rusisë vlerësoi qëndrimet e KMSH ndër vite si edhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit nëpërmjet edukimit të brezave të rinj.

Gjithashtu z. Bruçaj dhe z. Mukhetdinov shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Pas takimi zv/myftiu i Rusisë vizitoi edhe Xhaminë e Namazgjasë. Kreu i KMSH-së e njohu me ecurinë e punimeve dhe elementët që do të këtë xhamia pas përfundimit.

OPINIONE