Bota

Mbi 200 hebrenjë radikalë hynë në Al-Aksa

Më shumë se 200 hebrenjë radikalë, në shoqërim të policisë kanë hyrë në kompleksin e Al Aksës, në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Drejtoria për Vakëfe e Kudsit bëhet e ditur se 237 hebrenj radikalë kanë hyrë në Al-Aksa.

Numri i hyrjeve është rritur për shkak të festës Pashkët, që filloi të premten e kaluar dhe zgjat deri më 27 prill. Edhe dje një grup hebrenjësh radikalë, mes të cilëve ishte edhe ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel, në shoqërim të policisë, hyrën në kompleksin Al-Aksa.

Hebrenjët radikalë në shoqëri të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në oborrin e Al-Aksës, gjë që sjell deri te rritja e tensioneve mes palestinezëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Izraelit.

Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind të sipërfaqes së vjetër Kudsit që është nën pushtim izraelit, ndërsa paraqet pikë bashkimi i tri feve më të mëdha në botë.

Pas Mesxhidu-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm për muslimanët./ AA

OPINIONE