Mbi 470 të vdekur në përleshjet mes kryengritësve dhe forcave indiane në Xhamu Kashmir në 2020

Organizata joqeveritare Forumi Ligjor i Zërave të Shtypur të Kashmirit (LFOVK) njoftoi se në përleshjet që kanë ndodhur mes kryengritësve dhe forcave indiane të sigurisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, kanë humbur jetën 474 persona.

LFOVK në raportin që e publikoi mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir njoftoi se mes 1 janarit dhe 30 dhjetorit forcat e sigurisë ne Indi arrestuan dhe burgosën 2.773 persona në rajon.

Sipas raportit në përleshjet që ndodhën këtë vit kanë humbur jetën 474 persona, prej të cilëve 177 ushtarë indianë, 232 persona për të cilët dyshohet se janë kryengritës ndërsa 65 civilë të masakruar pa ndonjë gjykim ligjor.

Më tutje thuhet se gjatë vitit kanë ndodhur 124 përleshje ndërsa forcat indiane të sigurisë kanë dëmtuar 657 shtëpi.

Gjithashtu u theksua se gazetarët që punojnë në mediat lokale dhe ndërkombëtare në rajon u përballën me presion, ngacmim dhe frikësim nga forcat indiane të sigurisë. Shumë gazetarë iu nënshtruan arrestimeve.

Raporti bëri të ditur se vazhdon ndalimi i shërbimit të internetit të shpejtë në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne