Rama: “Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme”,

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët me një mesazh për Vitin e Ri 2021 duke thënë se ishte i vështirë për shkak të pasojave që la tërmeti dhe përballja me pandeminë.

Në fjalën e tij, Rama i kujtoi të gjithë shqiptarëve premtimet që u ka dhënë në lidhje me taksat e pagat.

Edi Rama: Po mbyllet edhe ky vit dhe si në asnjë vit tjetër në jetën tonë, festat e këtij fundviti po i kalojmë mbyllur herët në shtëpi. As meshat e mesnatës së Krishtlindjeve nuk ndodhën dot, as mesnata e fishekzjarrëve në qytetet e mbushura plot me njerëz nuk do të ndodhë.

Ky ishte viti ynë më i vështirë. Për ne shqiptarët, ardhja e një armiku të një padukshëm ishte si një kafshatë e pakapërdishme pas atij tërmeti katastrofik të një viti më parë. Humbje jetësh dhe lëndime të mëdha njëra pas tjetrës, bashkë me një presion psikologjik.

Ky vit ishte nga ata lloj sfidash që rrëzojnë elefantë dhe jam kaq krenarë për të gjithë ju e për bluzat e bardha sepse falë tyre e jush, qëndruam, luftuam e po luftojmë për t’ia dalë. Ne i rezistuam goditjes së egër të tërmetit dhe sot shkollat po rilindin.

Po rilindim përditë më të bukura dhe më të forta dhe shtëpitë e goditura nga tërmeti. Ne po hapim dyert e shtëpive për ta njëra pas tjetrës. Puna vazhdon çdo ditë, çdo natë falë 25 mijë punëtorëve të angazhuara si një trup i vetë,. Tani vazhdon lufta për të siguruar vaksinën dhe për të nisur vaksinimin fillim vitin e ardhëm.

Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo luftë nuk pritet të mbarojë para fundvitit të ardhshëm. Nga Janari bluzat e bardha do të paguhen 40% më shumë. Jemi krenarë për ta. Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën si dhe sistemet shëndetësore në të gjithë vendin. Por imagjinoni sikur tërmeti dhe pandemia të na kishin ndodhur 7 vite më parë. Ne edhe këtë vit kaq të vështirë kemi bërë përpara. Paga minimale nga Janari do të jetë 300 mijë lekë. E di mirë se rruga jonë e përbashkët ka ende shumë pengesa por falë karakterit tonë por më të keqen ne e kemi lënë pas dhe më të mirë e kemi para. Kjo dekadë e re e cila po fillon qoftë më e mbara e historisë sonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress