Bota

Mbi 500 milionë fëmijë të prekur nga lufta dhe katastrofat

Një në katër fëmijë në botë, rreth 535 milionë prej tyre, janë të prekur nga katastrofat natyrore, nga konfliktet e armatosura, dhuna dhe krizat, theksoi UNICEF.

Fondi i OKB-së për fëmijët (UNICEF) paralajmëroi kundër këtyre rreziqeve, gjatë një takimi për reduktimin e rreziqeve të katastrofave që do të zhvillohet deri më 26 maj në Kankun të Meksikës. “Është e domosdoshme që vendet të dinë të vlerësojnë rreziqet me të cilat përballen fëmijët në rast të fatkeqësive për të zbatuar programe që lehtësojnë marrjen e tyre në ngarkim”, nënvizoi në një komunikatë, Christian Skoog, përfaqësues i UNICEF në Meksikë. Sipas këtij organizmi, katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike detyrojnë mijëra fëmijë të largohen nga banesat e tyre, gjë që i ekspozon me rrezikun e sëmundjeve, dhunës, shfrytëzimit apo përballjen me një konflikt të armatosur./ PT

OPINIONE