Mbi rëndësinë e Dites së Fitores ndaj nazifashizmit për situatën e sotme në botë

Ju ftojmë ta lexoni artikullin e shkruar nga Ministri i Jashtëm Rus Sergej Lavrov mbi rëndësinë e Dites së Fitores ndaj nazifashizmit për situatën e sotme në botë

“…Sot, duke shtrembëruar të kaluarën, politikanët dhe propagandistët perëndimorë duan të bëjnë publikun të dyshojë se mos është i drejtë rendi botëror, i cili u miratua në Kartën e Kombeve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Ata kanë për qellim minimin e sistemit ekzistues të të drejtës ndërkombëtare, ta zëvendësojnë me “rendin e bazuar në rregulla”. Ata duan ta krijojnë rendin e tillë sipas parimit “kush është më i fortë – ai ka të drejtë”, sipas “ligjit të xhunglës”…

…Amerikanët me të njëjtin entuziazëm si evropianët krijojnë imazhin e “Rusisë militariste”. Megjithatë, pjesa më e madhe e historisë së tyre është një shembull të luftërave të pafundme pushtuese. Gjatë 243 viteve të “jashtëzakonshmërisë amerikane”, intervencionizmi është bërë pjesë e pandashme të politikës së jashtme të Uashingtonit. Për më tepër, elita politike e Shteteve të Bashkuara e percepton përdorimin e forcës si një element natyror të “diplomacisë detyruese” (coercive diplomacy), e cila synon të zgjidhë një serë më të gjerë të detyrave, duke përfshirë ato të politikës së brëndshme.

http://tiny.cc/4a1u7y

/RusEmbassyAlbania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne