Bota Islamofobi

Mblidhen 1 milion firma për përjashtimin e senatorit nga Parlamenti pasi fajësoi myslimanët për masakrën

Mbi një milion njerëz kanë nënshkruar në peticionin për përjashtimin e senatorit Fraser Anning nga Parlamenti i Australisë, pas deklaratës së tij ne lidhje me sulmin e dyfishtë terrorist në xhamitë në Zelandën e Re.

“Dëboni Fraser Anningun nga Parlamenti”, thuhet në peticionin e nisur nga mjekja neurologe Kate Ahmed në platformën më të madhe në botë “change.org”.

Peticioni u nis pas deklaratës të cilën senatori Anning e bëri në lidhje me sulmet terroriste në Christchurch të Zelandës së Re, duke fajësuar muslimanët dhe politikat e migracionit.

Kujtojmë se terroristi Brenton Harrison Tarrant vrau 50 besimtarë të cilët kishin shkuar në xhami për namazin e xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood.

Anning tha se shkaku kryesor i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re janë muslimanët që lejohen të emigrojnë në atë vend.

Pas kësaj deklarate anti-migracionit dhe islamofobike, Anning u qëllua në kokë me vezë nga iu riu Will Connolly.

“Pikëpamjet e senatorit Fraser Anninga nuk kanë vend në qeverinë e Australisë, demokracinë tonë dhe multikulturalizmin. Në përputhje me ligjet e Australisë, kërkojmë të dënohet dhe të hiqet nga posti i senatorit, përfshirë mundësinë për një hetim lidhur me përkrahjen për terrorizmin djathtist”, kërkon peticioni.

Kryeministri australian Scott Morrison nga ana e tij dënoi deklaratën e Anningut dhe e quajti të neveritshme.

OPINIONE