Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë mbledhje diten e sotme, në orën 17.00, ne ambientet e Sallës së Seancave Plenare. Kuvendi njoftoi edhe më herët se do të rihapë dyert në një sesion të jashtëzakonshëm, pas marrëveshjes Rama-Basha. Parlamenti do të mblidhet në seancë për të miratuar një sërë ligjesh dhe vendimesh.

Mwsohet se sot do të mblidhet edhe Komisioni i Reformës Zgjedhore, ku mendohet të jenë edhe deputetët e opozitës. Kjo, për arsye se një nga vendimet që pritet të marrë nesër parlamenti ka të bëjë me zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, e po ashtu edhe me zëvendësimin e kreut të KQZ-së, një nga pikat e marrëveshjes PS-PD.

Paraditen e sotme do të ketë edhe komision ligjesh, ku do të shqyrtohen ndryshime në kodin penal në lidhje me dënimet për shitjen e blerjen e votës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne