Ushtria egjiptiane shkatërroi dy tunele në provincën Sinai Verior të Rripit të Gazës.
Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamir er-Rifai në një deklaratë me shkrim bën të ditur se njësitë e armatës së dytë kanë shkatërruar dy tunele që përdoreshin nga ana e kontrabandistëve dhe trafikantëve me qenie njerëzore.
Er-Rifai njoftoi se në tunele janë kapur edhe 20 fuçi me karburante dhe 10 thasë me tel të saldimit që përdoret për prodhimin e lëndëve plasëse artizanale.
Sipas të dhënave zyrtare numri i tuneleve të shkatërruara në kufi me Rripin e Gazës prej janarit e këtej doli në 27.
Administrata ushtarake, e cila erdhi në pushtet me grusht shtet të ndërmarr më 3 korrik 2013 në Egjipt, ka shkatërruar pjesën më të madhe të tuneleve që paraqesin arterien kryesore për palestinezët.
Më pas udhëheqja e Kajros shtroi gypa të mëdha në kufirin me Gazën dhe përmbysi tunelet me ujë të detit./ trt