Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të diskutuar mbi listën e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ëve në vend teksa rreth tri muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 18 qershorit.
Që në fillim të mbledhjes, kreu i KQZ-së, Denar Biba, u shpreh se është detyrim ligjor që më 18 qershor, qendrat e votimit të jenë të hapura.
“Shqipëria është shoqëri e politizuar. Është detyrim ligjor që më 18 qershor që qendrat e votimit të jenë të hapura. Kemi detyrim ligjor që të realizojmë procesin zgjedhor edhe pa opozitën.”, është shprehur ai ndër të tjera.//Gazeta Impakt