Mbrëmje emocionuese dhe solemne: Medreseja e vajzave në Shkodër kurorëzon suksesin e 67 maturanteve

Me një atmosferë plot emocion, krenari dhe mirënjohje, u zhvillua mbrëmja e maturës për 67 maturantet e Medresesë së Vajzave në Shkodër. Ky aktivitet solemn shënoi një moment kulmor në jetën e të diplomuarave, duke përmbyllur një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor dhe shpirtëror.

Në një mjedis të ngrohtë dhe festiv, të pranishëm ishin personalitete të shquara nga Shqipëria dhe Turqia, figura të respektuara të besimit, arsimit dhe kulturës, të cilët e nderuan këtë mbrëmje me praninë dhe fjalët e tyre. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një festë, por një dëshmi e punës, përkushtimit dhe vizionit që Medreseja përcjell brez pas brezi, duke edukuar vajza të dijshme, të ndjeshme dhe të gatshme për të ndërtuar një të ardhme të ndritur.

Me një emocion dhe gëzim të veçantë, u organizua mbrëmja e maturës për 67 maturantet e Medresesë së Vajzave në Shkodër, një aktivitet solemn që kurorëzoi përmbylljen e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre arsimor.
Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin personalitete të larta nga Shqipëria dhe Turqia, të cilët nderuan me pjesëmarrjen e tyre këtë ngjarje të veçantë:
Kryetari i Çështjeve Fetare në Republikën e Turqisë, Prof. Dr. Ali Erbaş
Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari
Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Emilia Koliqi
Atasheu për Çështjet Fetare në Ambasadën Turke, Dr. Adem Gerlegiz
Përfaqësuesit e Fondacionit “Aziz Mahmut Hüdayi”: Z. Abdurrahman Osman Topbash, Z. Rafet Bilaç dhe Z. Shuajp Bashhan
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Lezhë, z. Hasan Muça
Konsulli i Nderit i Republikës së Austrisë në Shkodër, z. Gjergj Leqejza
Shefi i Kabinetit të Çështjeve Fetare, Dr. Hasan Güçlü
Kryeimami i Ulqinit, z. Ali Bardhi
Përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, znj. Briselda Kadija
Kryetari i Shoqatës “Istanbul”, z. Ridvan Seferaj
Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkodër, z. Oguzhan Sakoglu
Një mysafire e veçantë ishte edhe ish-medresistja e suksesshme, tashmë mjeke gjinekologe, znj. Rezearta Bajraktari Cungu, e cila mbajti një fjalim frymëzues për maturantet, duke ndarë me to përvojën e saj dhe duke i inkurajuar të ecin me guxim drejt ëndrrave të tyre.
Mbrëmja u zbukurua me montazhe poetike, ilahi dhe këngë patriotike, të interpretuara me një nivel të lartë artistik nga vetë nxënëset e Medresesë.
Një falënderim i veçantë për mjeshtrin Ilir Zoga për kontributin e tij të çmuar. Falënderojmë për pjesëmarrjen këngëtaren Selma Bekteshi si dhe nxënëset Ea Zoga, Jasemin Çaku dhe Amla Demushi.
Për prezantimin dhe interpretimin me shumë elegancë dhe përkushtim, mirënjohje znjsh. Sindi Picoka, si dhe të gjithë grupit organizativ që e bëri të mundur këtë mbrëmje të paharrueshme.
Falënderim i sinqerë për stafin e Medresesë së Vajzave, përkushtimi, përpjekja dhe dashuria e secilës prej tyre, pa përjashtim, është gurthemel i suksesit dhe i ndjesisë së veçantë që solli kjo mbrëmje. Faleminderit që jeni pranë nxënëseve në çdo hap të rrugëtimit të tyre!
Në mënyrë të veçantë falënderojmë: znj. Nadire Agaj, znj. Elvira Katalina Zhupi, Znjsh. Arlinda Velija, znj. Jasmina Pervizi, znj. Manjola Tivari, znj. Shyhrete Fregjaj.
U urojmë të gjitha maturanteve suksese në rrugëtimin e tyre të jetës!
Qoftë i mbarë dhe i bekuar çdo hap i tyre!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne