Mbretëria e Bashkuar u jep hormone të ndryshimit të seksit fëmijëve në moshën 10 vjeçare

Ekziston një grup kompleks faktorësh për të përcaktuar nëse një person është transgjinor. Ndërsa shkenca nuk i ka renditur ende shenjat e sakta fiziologjike dhe neurologjike për të përcaktuar se çfarë e bën një person të ketë shqetësim gjinor, nuk ka dyshim se ai ekziston. Nëse individët identifikohen me një gjini të ndryshme nga ajo që kanë lindur, nuk është e drejta e askujt për t’i parandaluar ata që ta rregullojnë atë. Thënë ndryshe, a duhet që fëmijët e vegjël që mendojnë se mund të jenë në shqetësim gjinor të marrin drogëra për ndryshimin e seksit – nga qeveria?

Pavarësisht se si ndiheni në lidhje me pyetjen e mësipërme, fakti është se po ndodh. Më shumë se 800 fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar – disa vetëm 10 vjeç – tashmë u janë dhënë këto drogëra të diskutueshme për ndryshimin e seksit.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani po u përshkruan fëmijëve injeksione të fuqishme hormonale që ndalojnë zhvillimin e organeve seksuale, gjinjëve dhe qimeve të trupit. Këto barna kanë për qëllim t’i mbajnë fëmijët në një gjendje parapubertitare, në mënyrë që ata të mund ta kenë më të lehtë për të vepruar kur jenë të rritur.

Mund të supozohet me siguri se fëmijët mund ta dinë që ata identifikohen me një gjini të ndryshme nga ajo që kanë lindur. Megjithatë, mund të supozohet me siguri edhe se disa fëmijë mund t’i ngatërrojnë këto ndjenja me diçka tjetër dhe mund të ndryshojnë mendje disa herë para se të bëhen një adult.

Daily Mail raportoi për një vajzë transgjinore që thotë se po të mos i ishin dhënë këto injeksione hormonale, ajo do të kishte vrarë veten.

Adoleshentja Llyr Jones ka marrë drogëra për bllokimin e pubertetit gjatë gjashtë muajve të fundit.

17-vjeçarja tregon sa e dëshpëruar ishte për ato injeksione për t’i dhënë fund agonisë që po kalonte, derisa trupi i saj kishte filluar të ndryshonte në atë të një burri të rritur.

Llyr, nga Aberystëyth në Mid-Ëales, tha se nëse transformimet fizike që po vinin me pubertein do ishin lejuar të vazhdonin, ajo do të kishte vrarë veten.

“Me gjithë sinqeritetin, nëse nuk do të isha lejuar të merrja bllokues dhe të filloja tranzicionin tim, unë jam e sigurt se nuk do të isha këtu tani”, tha ajo.

Jones po kalonte një shqetësim gjinor dhe këto barna mund ta shpëtonin shumë mirë jetën e saj. Megjithatë, ajo është pothuajse dy herë më e madhe se disa nga fëmijët e tjerë që u janë dhënë të njëjtat barnave.

Siç raporton Mail, më shumë se 600 të rinj janë duke u trajtuar në klinikën e Shërbimit për Zhvillimin e Identitetit Gjinor në Spitalin Universitar në Londër, dhe 200 të tjerë në një klinikë në Leeds. Mësohet se 230 prej tyre janë nën moshën 14 vjeçare.

Për disa arsye, në vitin 2014, qeveria hoqi kufirin e moshës për terapinë hormonale, që ishte 16 vjeç. Tani mjekët mund t’i japin këto barna në klasën e tretë dhe të katërt, dhe madje kanë konsideruar përdorimin e saj tek fëmijët deri në moshën 9 vjeçare.

Në Britani, qeveria mendon se njerëzit nuk janë mjaft të zgjuar për të marrë vendimet e tyre në shumë fronte. Për shembull, ata mendojnë se njerëzit duhet të presin derisa të jenë 18 vjeç përpara se të mund të pijnë alkool ose duhan. Megjithatë, e njëjta qeveri do t’u japë fëmijëve medikamente që u ndryshojnë jetën nëse ata pretendojnë të identifikohen me një gjini tjetër. Profesori i psikiatrisë Paul McHugh shkruan:

Ne shpesh dëgjojmë nga neuroshkencëtarët se truri adoleshent është tepër i papjekur për të marrë vendime të besueshme dhe racionale.

Por ne duhet të presim që adoleshentët emocionalisht të shqetësuar të marrin vendime për identitetet e tyre gjinore dhe për trajtime mjekësore serioze që në moshën 12 vjeçare apo më të re.

Siç vë në dukje Mail, Mary Douglas, një zëdhënëse e grupit të fushatës Grassroots Conservatives, tha: “Adoleshenca është mosha kur je i trazuar sepse po përpiqesh të përpunosh se kush je, dhe gjinia është një pjesë e madhe e kësaj.

“Pra, të ndërhysh me ilaçe të tilla të fuqishme nuk është diçka e mençur.

“Ky nocion drastik që ne duhet ta ndryshojmë gjininë duhet të jetë mjeti i fundit. Kujdes! duhet të jetë parulla kryesore për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë, duke përfshirë edhe mjekët”.

“Këta fëmijë nuk janë aq të rritur sa të marrin vendime që ndryshojnë jetën, që do të ndikojnë tek ata për pjesën e mbetur të jetës së tyre. Është joetike të ndjekësh këtë linjë trajtimi me fëmijët që nuk mund ta kuptojnë atë që po bëjnë”, tha Stephanie Davies-Arai nga Transgender Trend, një grup prindërish të shqetësuar për rritjen e numrit të fëmijëve që identifikohen me gjininë e kundërt.

Megjithatë, profesor Gary Butler, klinicisti kryesor për shërbimin e identitetit gjinor në Londër dhe në Leeds, nuk është dakord. Ai thotë se këto barna mund të ndihmojnë fëmijët transgjinorë që mund të kenë shqetësime nga puberteti.

Por vetë puberteti, edhe për jo-transgjinorët, është shqetësues. Disa nga këta fëmijë mund të jenë gabuar dhe mund të mos jenë aspak transeksualë, por gjithsesi u janë dhënë këto ilaçe të fuqishme.

Gjithashtu, siç thekson McHugh, “shumica e fëmijëve që identifikohen me gjininë e kundërt, përfundimisht do të identifikohen në seksin e tyre biologjik”.

Derisa të zbulohet shumë më tepër për disforinë gjinore, dhe deri në kryerjen e kontrolleve klinike të ndalimit të pubertetit, kjo ndërhyrje duhet të konsiderohet eksperimentale.

Pavarësisht nga qëllimet e mira të mjekëve dhe prindërve, t’i ekspozosh të rinjtë në trajtime të tilla do të thotë t’i rrezikosh ata. / ©Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne