Bota

Mbreti i Bahreinit: Marrëveshja me Izraelin “një hap historik”

Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, e ka vlerësuar si “një hap historik” marrëveshjen e fundit të nënshkruar midis vendit të tij dhe Izraelit në Washington.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit raporton se në takimit javor të kabinetit, Mbreti Al Khalifa tha se “nënshkrimi i deklaratës që mbështet paqen është një hap historik drejt arritjes së paqes gjithëpërfshirëse në të gjithë Lindjen e Mesme”.

Al Khalifa tha se marrëveshja ishte një lëvizje historike për të realizuar dëshirat e popujve të rajonit për siguri dhe stabilitet.

Sipas Mbretit të Bahreinit, deklarata është në përputhje me “vizionin e Bahreinit për të arritur paqen gjithëpërfshirëse si një opsion strategjik”.

Ai përsëriti qëndrimin e palëkundur të Bahreinit në lidhje me çështjen palestineze dhe pohoi angazhimin e tij për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në nismën e Paqes Arabe të vitit 2002.

Komentet e Mbretit të Bahreinit vijnë disa ditë pasi Izraeli nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen me përfaqësuesit e Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë të kryesuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Bahreini u bë vendi i katërt arab që vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979, Jordanisë në vitin 1994 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në gusht të këtij viti

Autoritetet palestineze dhe fraksionet e rezistencës, të drejtuara nga presidenti Mahmoud Abbas, kundërshtuan marrëveshjet, duke deklaruar se ato nuk i shërbejnë çështjes palestinezse dhe injorojnë të drejtat palestineze./AA

OPINIONE

INTERVISTA