Policia turke arreston 5 të dyshuar të DEASH-it

Pesë terroristë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH janë arrestuar në Turqinë jugore, bëri të ditur një burim policie.

Ekipet antiterroriste të policisë në provincën Adana filluan një operacion në pesë lokacione të ndryshme kundër gjashtë anëtarëve të grupit terrorist të cilët kanë vepruar në Siri, tha burimi. Pesë nga të dyshuarit u arrestuan, shtoi ai.

Turqia është një nga vendet e para që njohu DEASH-in si një grup terrorist në vitin 2013, posa u shfaq.

Vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it shumë herë, duke përfshirë 10 bomba vetëvrasëse, shtatë bombardime dhe katër sulme të armatosura të cilat kanë vrarë 315 persona dhe plagosën qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacionet ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme terroriste./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne