Mbreti i Jordanisë bëri thirrje për qëndrim të përbashkët të botës arabe

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II tha se vendet arabe, për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët.

Në kuadër të Konferencës për Jerusalemin të Unionit Parlamentar Arab, të zhvilluar në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, Mbreti i Jordanisë u takua me kryeparlamentarët e vendeve arabe në Pallatin El-Huseyniye.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Këshilli i Mbretërisë, njoftohet se në takim, Mbreti Abdullah II u shpreh se vendet arabe duhet të përforcojnë bashkëpunimin në çdo fushë.

Ai theksoi se për të kapërcyer shqetësimet në botën arabe dhe për të arritur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit duhet të mbahet një qëndrim i përbashkët di dhe shtoi se krizat aktuale ndërmjet disa vendeve arabe, pa pasur ndërhyrje nga jashtë, duhet të zgjidhen mes vendeve arabe me rrugë politike.

Konferenca me titull “Jerusalemi është kryeqyteti i përhershëm i Palestinës”, që zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve të 16 vendeve arabe dhe që filloi dje në Aman, do të përfundojë sot (4 mars)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne