Porosia e Ramës për deputetët para protestës së nesërme

Ministrisë së Mbrojtjes i është kërkuar garanci nga qeveria për sigurinë e deputetëve gjatë protestës që do të mbajë opozita ditën e nesërme.

Ministri Sandër Lleshaj nga ana tjetër i është përgjigjur këtyre kërkesave duke i garantuar deputetëve hyrje të sigurt në seancë.

Për të shmangur çdo përplasje, deputetëve të PS u kanë dhënë urdhër që në 09: 30 duhet të jenë futur të gjithë në sallë.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka kërkuar të mos ketë skena si ato që ndodhën javën e shkuar, në protestën që u shoqërua me dhunë mes policisë dhe protestuesve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne