Mbreti i Malajzisë u martua me bukuroshen e Miss Moska

Yang di-Pertuan Agong XV Mbreti i Malajzisë dhe Sulltan i Kelantanit Tengku Muhammad Faris Petra u martua me zonjushën Oksana Voevodina në kryeqytetin rus.

Ceremonia u zhvillua në sallën e koncerteve Barvikha në Moskë, duke përfshirë elementë të traditave të dyja palëve malaje dhe ruse, raportoi portal life.ru.

Madhëria e tij, i cili është 49 vjeç, kishte veshur me kostum tradicional, ndërsa Oksana 25 vjeçare, kishte veshur një fustan të bardhë para se të shkonte tek dasma; pasi të ftuarit u trajtuan në një gamë të gjerë të kënaqësive të kuzhinës dhe pijeve jo alkoolike.

Para dasmës Oksana e përqafoi fenë Islame, dhe e mori emrin e ri, Rihana./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne