Mbreti Selman fton pucistin Al-Sisi në takimin e krerëve të vendeve arabo-islame me Amerikën

Presidenti i Egjiptit ka marrë një ftesë nga mbreti i Arabisë Saudite për të marrë pjesë në takimin që do të zhvillohet në ditët e ardhshme mes krerëve të vendeve arabe dhe Amerikës në Riad.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se në një komunikatë për informim të lëshuar nga zyra presidenciale e Egjiptit, thuhet se Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i këtij vendi ka marrë një ftesë nga mbreti Selmanin bin Abdulaziz i Arabisë Saudite për të marrë pjesë në takimin e krerëve të vendeve arabe dhe islame dhe Amerikës i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në Riad. Al-Sisi ka falënderuar mbretin Selman për shkak të kësaj ftese. Donald Trump, presidenti i Amerikës, javën e ardhshme në vizitën e tij të parë jashtë vendetit, do të shkojë në Arabinë Saudite dhe do të marrë pjesë në këtë takim. Arabia Saudite gjatë ditëve të kaluara ka dërguar ftesa për disa krerë të vendeve arabe dhe islame duke i ftuar ata për të marrë pjesë në këtë takim./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne