Mbrojtësi i Srebrenicës Naser Oric lirohet nga akuzat për krime lufte

Një gjykatë në Sarajevë ka liruar komandantin Boshnjak mysliman Naser Oric nga akuzat për krime lufte kundër serbëve gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Në vendimin e saj diten e hënë, gjykata tha se Oric, i cili udhëhoqi mbrojtjen e Srebrenicës gjatë luftës së viteve 1992-1095, nuk është fajtor lidhur me rastin e tre të burgosurve serbë të vrarë në Srebrenicë ne vitin 1992.

“I akuzuari Naser Oric dhe Sabahudin Muhiç janë liruar nga akuzat për shkelje të dispozitave të Konventave të Gjenevës”, tha gjykatësi Saban Maksumiç në gjykatën e krimeve të luftës të Bosnjës, duke iu referuar një prej ushtarëve të tjerë të Oric.

Familjaret e viktimave Sërbe dolën nga gjykata duke protestuar kundër aktgjykimit, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Sërbia dhe Sërbët e Bosnjës kishin akuzuar më parë njerëzit e Oric për vrasjen e civilëve Sërbë brenda Srebrenicës dhe jashte saj, gjatë kohës së luftës.

Ish komandanti i kishte mohuar gjithmonë akuzat. Ai u dënua me dy vjet burg nga gjykata e Hagës në Hollandë, në vitin 2006, por u lirua nga apeli në vitin 2008.

Srebrenica ra përfundimisht në duart e forcave Sërbe të Bosnjës në vitin 1995 – masakra që pasoi më pas me vrasjen e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve te rinj myslimanë u pa si mizoria më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Muslimanët Boshnjakë ose Boshnjakët e shohin Oricin si një hero kombëtar, i cili i mbrojti ata kundër serbëve./ gazeta Impakt

burimi:aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne