Mbrojtësi islandez që punon në fabrikën e kripës mori një muaj pushim për Kampionatin Botëror – paraqitja e tij ndaj Argjentinës ishte e jashtëzakonshme

Fansat kanë dëgjuar shumë për trajnerin e Islandës, Heimir Hallgrimsson, i cili është dentist më profesion dhe kishte arritur shumë sukses në Euro 2016.

Por mediat tani kanë hedhur sytë kah Saevarsson, i cili punon një punë normale, në një fabrikë të paketimit të kripës në kryeqytet Reykjavik, teksa luan për klubin gjysmë-profesional, Valur, në vendin e tij të lindjes.

I pyetur nga AP se pse ai punon punë tjetër përveç futbollit, 33 vjeçari tha se nuk është dembel. “Unë nuk mund të ulem gjatë gjithë ditës dhe të mos bëj asgjë. Është e mërzitshme dhe kthehesh në një dembel. Nuk dëshiroja të kthehesha në dembel para Kampionatin Botëror”, ka thënë ai.

Megjithëse se luan për vendin e tij, madje ka luajtur çdo minutë me Islandën në Euro 2016, ku shkuan deri në çerekfinale, atij i është dashur të marr pushim në fabrikë që të udhëtojë për në Rusi.

33-vjeçari ka marr pushim një muaj në fabrikën e paketimit të kripës, ndërsa gjatë ndeshjes më Argjentinën mbrojtësi ishte një ndër lojtarët më të mirë teksa ndali edhe disa aksione të Messit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne