“Mbrojtja e Kudsit tani është obligim”

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, i cili është nderuar me çmimin “Llamba e Paqes” në një ceremoni të mbajtur në bazilikën San Francesco d’Assisi në Itali tha se “Tani mbrojtja e Kudsit është e obligim”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbreti i Jordanisë Abdullah II këtë vit u nderua me çmimin “Llamba e Paqes” i cili është një çmim që jepet për personat që sigurojnë paqe dhe bashkëjetesë në botë nga bazilika San Francesco d’ Assisi e cila në botën krishtere është një nga vendet simbol të paqes në botë.

Në një fjalim të mbajtur këtu mbreti jordanez Abdullah II tha se “Tani mbrojtja e Kudsit është e obligim. Jordania është e angazhuar për shpëtimin e vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtere, përfshirë edhe Kishën e Varrit të Shenjtë (Church of the Holy Sepulchre në Kuds). Dashuria dhe respekti lidhin miliona muslimanë dhe të krishterë në mbarë botën në këtë qytet të shenjtë. Kudsi duhet të mbetet si një qytet i unitetit dhe i paqes mes njerëzve fetarë”.

Sipas tij, Jordania gjithmonë ka bërë përpjekje për të zgjidhur problemin izraelito-palestinez. “Ne dëshirojmë një shtet të pavarur palestinez dhe sovran në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor ku edhe siguria e Izraelit të jetë e sigurtë”, tha Mbreti Abdullah II.

Në ceremoni mori pjesë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila vitin e kaluar ka marrë çmimin “Llamba e Paqes”. Ajo tha se “miliona njerëz u larguan nga dhuna dhe lufta në Siri ndërsa Jordania fqinje nuk i mbylli sytë ndaj kësaj por iu përgjigj tiranisë së luftës me vlera të larta njerëzore duke ndihmuar ata që humbën gjithçka”.

“Jordania një vend me popullsi prej 10 milionë banorë pranoi 770 mijë refugjatë nga Siria. Kjo është një gjë sikur Gjermania të pranonte 5 milionë dhe Italia 4 milionë persona. Ne evropianët jemi të vetëdijshëm për këtë. Dhe, kjo na tregon se në të njëjtën kohë ne duhet të tregojmë solidaritet dhe respekt në nivelin më të lartë. Ne duhet të jemi të gatshëm për të ndihmuar Jordaninë edhe në të ardhmen”, tha Merkel./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne