Shpërthen festa në PD/ Çili u rikthye tek Luli

Shishet e shampanjës janë derdhur lumë. Fishekzjarre në këto ditë të vështira për Lulzim Bashën dhe opozitën, i mërzitur në një cep qëndron Edi Rama.

Arsyeja është vetëm ai Henri Çili, çuni nga Labinoti me emër të ndryshuar që shitet si liberal.

Ishte zhdukur ca kohë, as Arjan Çani që e ka mik të vjetër nuk e ka pasur në studion e tij.

Por ai u shfaq mbrëmë më konservator se kurrë, megjithëse mbante petkun e liberalit.

Henri i Labinotit me daljen e tij në emisionin Hapur në Top Channel, bëri që Lulit ti qeshte buza, në korridore të shpërthente festa. Salianji, Duma, Duka, Gurakuqi, etj ishin më të lumtur se kurrë. Njeriu që i mbështeti dhe i bëri deputetë me Lulin e kishte “dredhur” prapë, ai ishte kthyer me ata.

Nuk kishte gëzim më të mash për Elonën, fakti që Çili, megjithëse me miliona borxhe kredi në banka, sërish kishte dalë në media dhe mbështeste Lulin dhe opozitën.

Ishte i njëjti Çili që kërkoi mandatin e tretë për Berishën, ishte i njëjti Çili që shpalli Edi Ramën njeriun e vitit, ishte i njëjti Çili që mbështeti hapur së bashku me një tufë qerosësh pas Lulit, Ligjin e Arsimit të lartë që stutentët e kontestuan ashpër në dhjetor të vitit të shkuar. Ishte i njëjti Çili që mbështeste Edi Ramën publikisht dhe e quante njeriun e reformave të vërteta.

Po po Çili i Edi Ramës dje e drodhi, doli pro Lulit. Thonë që kur I mban era m.. (lexo pushtet), ai e dredh menjëherë. Pushtet prej vërteti, kunati diku, Luli diku, ca lekë për të mbyllur hallet diku tjetër, apo nuhatja i ka dalë nga funksioni?

Rëndësi ka festa në zyrën e Lulit dhe sektit të Çilit në PD, të tjerat venë e vijnë. Çfarë rëndësie ka fundja se mbronte Ramën e shante Lulin dje, rëndësi ka që e do Lulin, familjen dhe kunatin sot.

Fitoren e ke më afër se kurrë Luli. Me Çilin tënd dhe këshilltarët mizerabël nga pas, do korrësh fitore të reja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne