Mbylle gojën moj gore! S’duhet të ishe këtu fare, je në dosje, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës, gjobaxhie

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me zv kryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj. Bardhi ka thënë se mazhoranca po shërben si fasadë e incneratorëve dhe po mbron Felajn e Gjiknurit.

Në atë moment Fela ndërhyri dhe quajti palaço, gjë që vijoi me një shpërthim të Bardhit i cili e konsideroi si hajdute dhe gjobaxhie

Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e  Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur.
Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.

Ju jeni fasada e inceneratorëve… i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri. Vetëm te incneratorët pas 6 orësh e con 220 mijë euro…

Felaj: Palaço

Bardhi i duartroket me ironi

Bardhi:  Palaço mua më ka thënë krye mafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!

Ata duan t’i japin kohë Ahmetajt që të prishë provat. Rama duhet të vijë që të japë llogari së si po shkojnë negociauat. Duhet të vijë që të japë llogari për udhëtimet e Damian Gjiknurit. Se kisha vënë një sfidë me Gjiknurin, se më tha; o ti ose unë dhe vërteto udhëtimet me Mërtirin dhe Zoton. U vërtetuan udhëtimet. Ndaj s’ka ardhur këtu. Më mirë të lërë mandatin./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne