Shqiperia

Mbyllja e Kapshticës, mediat greke: Shqiptarët me teste false na vështirësuan gjendjen me koronavirusin

Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 u bllokua dogana e Kapshticës në kufi me Greqinë si për hyrjet dhe daljet, e qytetarëve, por edhe kamionëve të transportit të mallrave.

Por përse u mor ky vendim nga qeveria greke?

Fillimisht nga grekët u tha dje se shkak ishte bërë rritja e numrit të infektuarve me koronavirus në zonën e Selanikut.

Mediat në Athinë shkruajnë se autoritetet greke janë shqetësuar nga informacionet se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR, gjë që sipas tyre ka ndikuar në “ngarkesën e rëndë epidemiologjike”.

“Testet e falsifikuara janë kthyer në “industri” në Shqipëri. Ata po rrezikojnë jetën e njerëzve për të fituar disa euro” shkruan Star.gr.

Media greke vijon më tej duke theksuar se “shumë prej tyre duan të kurohen në spitalet greke pasi nuk kanë besim në sistemin shëndetësor shqiptar”.

Vendimi i bllokimit të kalimit nga Kapshtica do të jetë në fuqi deri në datë 4 dhjetor./tpz

OPINIONE

INTERVISTA