Mbytet në pus 90-vjeçari në Korçë

Një 90-vjeçar në Korçë është mbytur në një pus. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barç, ndërsa i moshuari H. D., është gjetur i pajetë rreth orës 08:00 të mëngjesit, të dielën.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se i moshuari vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.

Njoftimi

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.11.2020, rreth orës 08:00, në fshatin Barç, është gjetur i mbytur në një pus uji shtetasi H. D., rreth 89 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.

Grupi​ hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne