Pas protestës pro-Trump në Washington, përleshje mes grupeve kundërshtare

Pas protestës pro presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në orët e mbrëmjes në Washington ndodhën përleshje mes grupeve kundërshtare.

Në rrugët e Washingtonit erdh deri tek trazirat pas protestave ku qindra mijëra njerëz morën pjesë për të mbështetur Trumpin dhe për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 3 nëntor.

Mbështetësit e Trumpit u përballën në një zonë pranë Shtëpisë së Bardhë me disa grupe të tillë si “Black Lives Matter-BLM” (Jeta e afroamerikanëve është e rëndësishme) dhe Antifa.

Krahas grindjeve verbale mes grupeve u vërejt se në disa pika u shënuan përleshje me përmasa të vogla. Në mediat sociale janë paraqitur pamje që tregojnë se në ngjarje është goditur me thikë një afroamerikan.

Bëhet e ditur se policia e kryeqytetit ka ndërhyrë menjëherë duke ndarë grupet dhe duke arrestuar 10 persona.

Gjatë ditës mbështetësit e Trumpit mbajtën në Washington marshimin “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, “Milion MAGA” (Make Amerika Great Again).

Ndërkohë edhe Trumpi ka falënderuar duke përshëndetur me dorë autokolonën me protestuesit që rrethonin Freedom Plaza.

Një pjesë e protestuesve pas fjalimeve të mbajtura kaluan në marshim drejt Gjykatës së Lartë.

Turma e mbledhur para Gjykatës së Lartë të SHBA-ve, me kapela dhe bluza me mbishkrimin MAGA dhe me flamuj në dorë brohoritën me sloganet pro Trumpit dhe bënë thirrje për zgjedhje të drejta dhe të pavarura./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne