Një grua dyshohet se është vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa dyshohet se viktima është rreth 60-vjeçe, ndërsa ende nuk është identifikuar.
“Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /tpz